Arsimi shqiptar ka regjistruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Loris Qose, nxënës i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, është nderuar me medaljen e artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad, ku konkurruan përfaqësues nga 56 shtete.
15-vjeçari nuk është i panjohur për sukseset. Më parë, Loris Qose kishte zënë vendin e parë në Matematikë dhe vendin e tretë në Kimi në “Neo Science Olympiad”, të mbajtur në Orlando, SHBA, ku përfaqësoi Shqipërinë dhe u shpërblye me medalje ari në Matematikë dhe medalje bronzi në Kimi.
Të lidhura
None found
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Loris tha se medalja e artë në STEM është fryt i punës, angazhimit dhe sakrificës së tij, duke shtuar se ndihet krenar që e ngriti edhe një herë flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Ai shprehu mirënjohje për mësuesen e tij, Flutura Hoxholli, si edhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi drejt suksesit.
