Gjatë tubimit të opozitës, një qytetare doli kundër vendimit të qeverisë për të financuar koncertin e artistit amerikan Kanye West, duke theksuar se shuma prej 4 milionë eurosh do të rëndojë mbi taksat e qytetarëve.
Ajo u shpreh në protestë se fondi i emergjencës është vënë në dispozicion për organizimin e koncertit, ndërsa e krahasoi këtë veprim me atë që, sipas saj, ka qenë mungesa e mbështetjes financiare në rastet e tërmetit dhe përmbytjeve.
Të lidhura
None found
“Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për të paguar biletat e koncertit të Kanye West. Çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për këtë koncert, edhe pse nuk do të marrë pjesë”, u shpreh ajo.
Sipas protestueses, paratë publike duhej të shkonin për pensionistët, të sëmurët në spitale dhe për grupe të tjera në nevojë, ndërsa ajo kritikoi mënyrën se si qeveria ka vendosur prioritetet.
