Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, deklaroi se është vënë në lëvizje një procedurë për eliminimin e kuotave etnike në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë, duke theksuar se sipas tij, qeverisë i pengon përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh gjithashtu se “Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ta destabilizoj shtetin me vendime antikushtetuese”.
“Në Gjykatën Kushtetuese, në proces e sipër tani është edhe lënda për heqjen e kuotave etnike nga akademia për gjyqtarë dhe prokurorë. Pra përfaqësimi i drejt dhe adekuat në akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë i pengon kësaj qeverisje dhe kanë gjetur institucionin parapolitik që nuk pyet për kushtetutë, nuk pyet për ligj se çfarë vendimesh duhet të merren”, deklaroi Ademi.
