Pse Messi ecën kaq shumë në fushë? Statistikat zbulojnë strategjinë që ka habitur të gjithë

Ndonëse në shumë raste krijohet përshtypja se ai thjesht ecën gjatë lojës, Lionel Messi po tregon sërish se një ndeshje futbolli nuk fitohet domosdoshmërisht me sa kilometra përshkohen.

Të lidhura

None found

Në atë që është Botërori i tij i gjashtë dhe që mund të jetë i fundit, kapiteni i Argjentina ka pasur sërish rol vendimtar. Me shtatë gola të realizuar, ai është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit, ndërsa synimi i tij mbetet ta çojë Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit botëror dhe fitimit të yllit të katërt.

Megjithatë, më shumë se vetë golat, vëmendjen e ka marrë mënyra se si Messi po paraqitet në fushë.

Gjatë ndeshjeve, 38-vjeçari vihet re shpesh duke lëvizur në ecje, larg zhvillimeve të aksioneve dhe pa marrë pjesë në presing. Në shikim të parë, ai duket sikur qëndron jashtë lojës, por sapo i krijohet hapësira e duhur, aktivizohet me lëvizje vendimtare që ndryshojnë rrjedhën e takimit.

Kjo qasje nuk vjen rastësisht, por është pjesë e një plani të mirëmenduar.

Me kalimin e kohës, Messi e ka transformuar stilin e tij. Ai nuk është më lojtari shpërthyes në driblime që mbulonte çdo zonë të fushës, por një futbollist që administron energjinë me kujdes maksimal për të qenë përcaktues në çastet kryesore.

Të dhënat e FIFA-s tregojnë se Messi është vetëm i 343-ti sa i përket distancës së përshkuar në këtë Botëror. Në pesë ndeshje, ai ka bërë vetëm 27 kilometra.

Shifra edhe më të habitshme ka nxjerrë në pah eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague.

Në një prononcim për BBC Radio 5 Live, Balague tha se Messi përshkon mesatarisht vetëm 6.6 kilometra për ndeshje, ndërsa 62 për qind e kësaj distance e kalon në ecje.

Sipas tij, kjo mënyrë e kursimit dhe menaxhimit të energjisë mund të ndikojë që karriera e tij ndërkombëtare të zgjasë edhe më shumë.

“Nëse ai e çon përqindjen e ecjes nga 62 në 75 për qind, prapëseprapë do të jetë aty. Ai është golashënuesi më i mirë i Botërorit, ka qenë golashënuesi më i mirë në MLS për dy vite dhe më i miri edhe në kualifikuese”, deklaroi Balague.

Një pjesë e madhe e meritës i takon edhe përzgjedhësit Lionel Scaloni, i cili ka ngritur një sistem loje ku pjesa tjetër e skuadrës mbulon më shumë hapësira, kryen presingun dhe merr përsipër ngarkesën fizike, duke i krijuar Messit mundësinë të kursejë energji dhe të shfaqet vendimtar në momentet më të rëndësishme.

Deri në këtë pikë, kjo formulë ka funksionuar në mënyrë të përkryer. Messi po vazhdon të bëjë diferencën edhe pa vrapuar gjatë gjithë ndeshjes, duke dëshmuar se inteligjenca taktike dhe aftësia për ta lexuar lojën mund të kenë po aq peshë sa edhe intensiteti fizik.


jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetholiganbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoRoketbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetRoketbet