Hekurudha Tiranë-Durrës/ Meta publikon VIDEO-n: Këtu kalon gjarpri, por jo treni

Këtë të shtunë, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në “Facebook”, një video nga një fragment i hekurudhës zik-zag të aksit Tiranë-Rinas-Durrës.

“Pas vonesave të mëdha prej gati një dekade, të projektit hekurudhor si ai Tiranë-Rinas-Durrës, vjen edhe cilësia katastrofale e realizimit të tij”, shkruan Meta krahas videos.

Madje me ironi, Meta shkruan se në këtë segment mund të kalojë gjarpri por jo treni.

“Ndërkohë që hekurudhat janë braktisur dhe trafiku rritet duke u kthyer në një problem madhor për qytetarët dhe turistët, pas rrugëve të lëna rrugëve, përfshi dhe ato të florinjta që shemben si rruga Korçë-Ersekë, abuzimeve të tmerrshme si bakshishi 50 milion euro i tunelit të Llogarasë, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore në shkatërrim, projektet rilindase përfundojnë sipas modelit të incerenatorëve: vidh paratë se cilësia dhe funksionimi nuk kanë rëndesi!”, shkruan Meta.


Shtuar 10.08.2024 14:25