Hedh në lumë granata gjatë mesnatës ndërsa ishte i dehur, arrestohet 49-vjeçari në Gjirokastër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër.

Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh.

Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa  dhe 5 kallëpe tritoli.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 10:55