Haziri: Dalja nga kriza institucionale vjen vetëm përmes bashkëpunimit politik

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar koordinim mes partive dhe institucioneve, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohet kriza politike dhe të rikthehet stabiliteti në vend.

Sipas tij, çdo zgjidhje që synon ndërtimin e institucioneve duhet ta vendosë në plan të parë programin zhvillimor dhe agjendën strategjike të Kosovës.

Të lidhura

None found

“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, ka shkruar Haziri.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën!

Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfashirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund.

Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit.

Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës.

Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë.

Një njeri dhe një parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!

Republika, mbi të gjithë!”


Shtuar 20.06.2026 18:37

grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetjojobetzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet