Ju ka munguar? Era Istrefi rikthehet në muzikë me një super bashkëpunim (FOTO LAJM)

Prej gati 2 vitesh Era Istrefi i mungon tregut muzikor shqiptar. Megjithatë, kohët e fundit artistja ka paralajmëruar rikthimin me projekte të reja. “Djalli punon shumë, por Era Istrefi punon edhe më shumë!”- shkroi ajo në një postim ku shfaqej në një studio muzikore pak ditë më parë, duke paralajmëruar surpriza të mëdha. Dhe së fundmi, ka zbuluar njërën prej tyre.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me artistin shqiptar të njohur në Greqi, Claydee. Era postoi një foto me artistin në Instastory e më pas edhe Claydee ka ndarë foton në Instagram duke shkruar:

“Ne po përgatisim diçka të veçantë për ju njerëz. Mbajeni mend këtë ditë”.

Deri tani nuk ka ende detaje por projekti pritet të publikohet së shpejti. Po ashtu, fansat mendojnë se ajo do sjellë edhe një bashkëpunim me këngëtarin Skerdi, nisur nga një postim i tiji në Instagram, së bashku me Erën.

Kujtojmë se gjatë verë Era u vendos në qendër të mediave rreth jetës private pasi po përflitet për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Emri i tij nuk u zbulua, por disa media raportojnë se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur, teksa të tjera e mohojnë këtë lajm.


Shtuar 18.09.2021 10:33