Formacionet zyrtare për përballjen Holandë – Suedi në Grupin F të Botërorit 2026

Holanda dhe Suedia zbresin në fushë nga ora 19:00, në një takim të vlefshëm për raundin e dytë të Kampionatit Botëror 2026 në kuadër të Grupit F.

Skuadra holandeze hyn në këtë sfidë pasi e nisi garën me një barazim 1-1 kundër Japonisë, ndërsa suedezët vijnë të motivuar pas triumfit të thellë 5-1 ndaj Tunizisë.

Të lidhura

None found

Te Holanda, trajneri Ronald Koeman ka vendosur sërish t’i besojë nga minuta e parë liderit të mbrojtjes Virgil Van Dijk, i cili edhe në këtë ndeshje do të luajë përkrah Jan Paul Van Hecken, njësoj si në përballjen e parë.

Në repartin e mesfushës rolin kryesor e mban Frenkie De Jong, ndërsa në sulm Brian Brobbey do të ketë mbështetjen e Donyell Malen dhe Cody Gakpo.

Edhe Suedia paraqitet me emra të rëndësishëm në fazën ofensive, ku Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak pritet të përbëjnë rrezik të madh për portën e Holandës.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven; Gravenberch, De Jong, Reijnders; Malen, Brobbey, Gakpo.

Suedia: Nordfeldt; Lindelof, Hien, Lagerbielke; Karlstrom; Gudmundsson, Ayari, Nygren, Bernhardsson; Gyokeres, Isak.


grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetjojobetzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabet