Ronaldinho rikthehet nga pensionimi me firmën te Ravenna

Ronaldinho, emër ikonë i Brazilit dhe Barcelonës, ka vendosur të rikthehet në futboll pasi ka firmosur me klubin italian të Serie C, Ravenna.

Sipas asaj që raporton Gazzetta, 46-vjeçari pritet të prezantohet në një aktivitet të veçantë në Miami më 23 qershor. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse ai do të zbresë vërtet në fushë për skuadrën gjatë sezonit të ardhshëm.

Të lidhura

None found

“Ngjyra të reja, e njëjta buzëqeshje. Mezi pres të vallëzoj sërish me topin dhe të shkruaj një histori të re së bashku me Ignazion dhe gjithë familjen Cipriani”, ka deklaruar Ronaldinho.

Ai shtoi gjithashtu: “Futbolli gjithmonë ka qenë një burim gëzimi për mua dhe dua ta sjell të njëjtin shpirt te Ravenna”.

Ish-ylli brazilian i dha fund karrierës profesionale në vitin 2015, pas një eksperience të shkurtër te Fluminense, dhe prej asaj kohe nuk ishte rikthyer më në fushë.

Për këtë afrim foli edhe pronari i klubit, Ignazio Cipriani, i cili theksoi admirimin e madh që ka për ish-mesfushorin, duke e cilësuar atë si idhullin e tij.

“Ai ka qenë idhulli im që nga fëmijëria dhe ndikimi i tij në futboll shkon përtej lojës. Përveç asaj që sjell në klub, shpresoj që përfshirja e tij të frymëzojë një gjeneratë të re tifozësh që të dashurohen me Ravennan dhe të bëhen pjesë e projektit tonë për të ardhmen”, u shpreh Cipriani.

Ravenna ka pasur edhe më herët në radhët e saj emra të njohur të futbollit italian, si Christian Vieri, Fabio Cannavaro, Alberto Gilardino dhe Vincenzo Montella, ndërsa tani kësaj liste i bashkohet edhe Ronaldinho.


Shtuar 20.06.2026 18:09

grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetjojobetzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabet