Kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, dorëzon ankesë në PZAP dhe kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve

Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me kërkesën që të bëhet rinumërimi i plotë i votave të kandidatëve për deputet të kësaj partie.

Ai ka bërë të ditur se kjo kërkesë, sipas tij, mbështetet në gjetjet e dala nga procesi i deritanishëm i rinumërimit që është zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të lidhura

None found

“Përshëndetje miq, unë sot kam paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin e zgjedhjeve, por në fakte të konfirmuara nga vetë procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ”, ka shkruar ai.

Sipas Kryeziut, rinumërimi i 185 vendvotimeve ka evidentuar pasaktësi në numërimin fillestar, ndërsa ka theksuar se nga ky proces atij i janë shtuar 589 vota.

“Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar. Edhe në këtë mostër të kufizuar, më janë shtuar 589 vota që nuk i kisha më parë. Duke u bazuar në këtë fakt, i bie 11.3% e votës së PDK-së, që i bie të kem mbi 22 mijë vota, andaj çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar”, ka deklaruar ai.

Ai ka vlerësuar se vetëm rinumërimi i plotë i të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së mund të sigurojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka marrë mbështetjen e qytetarëve.

“Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka kërkuar që ankesa e paraqitur prej tij të shqyrtohet në mënyrë të paanshme nga PZAP-i, duke theksuar se transparenca dhe saktësia në numërim janë thelbësore për integritetin e procesit zgjedhor.


Shtuar 20.06.2026 14:48

grandpashabetgrandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergalabetcasibomzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi giriş