Njerëzit kanë gjithmonë kuriozitet sa i përket familjes mbretërore së Anglisë dhe Mbretëreshës, e cila dje festoi 96 vjetorin e saj. Thashethemet e fundit vijnë nga deklaratat e Harryt, i cili tregoi se e kishte takuar mbretëreshën së fundmi dhe se po sigurohet që ajo rrethohet vetëm nga njerëz që i duan të mirën.
Ndërsa nipi tjetër i saj, William është shumë korrekt me protokollin mbretëror dhe i qëndron besnik rregullave të mbretëreshës duke qëndruar pranë saj në çdo dalje që është e nevojshme. Mirëpo as William dhe as Harry nuk është nipi i preferuar i mbretëreshës Elizabeth.
Ajo ka qenë gjithmonë e kujdesshme të mos bjerë në sy, por njerëz pranë familjes mbretërore zbulojnë për mediat se Peter Phillips, nipi i parë, është i preferuari. Ai është 44 vjeç edhe është djali i vajzës së Elizabeth, Anne-s.
“Ajo ka qenë gjithmonë pranë Peter dhe e admiron mënyrën se si ai dhe motra e tij Zara e trajtuan veten si nip e mbesë të mbretëreshës, por pa tituj mbretërorë”, kështu thotë një mik i vjetër i Mbretëreshës.
Ishte Anne që vendosi për fëmijët e saj një jetë pa tituj dhe si njerëz të zakonshëm. Pak a shumë ashtu si Edward, djali i vogël i mbretëreshës, apo si Harry për fëmijët e tij.Veç kësaj, thuhet se Peter është natyrë shumë e qetë dhe se i ka qëndruar shumë afër kushërinjve Harry dhe ëilliam kur humbën nënën. Pasi familja në atë kohë ndodhej në Balmoral, me pushime. Princi Philip thuhet se e kishte gjithashtu të preferuarin e tij Peter-in. Ai thoshte se Peter është i hapur dhe sportiv, si dhe më i arsyeshmi nga të gjithë nipërit e tij.