Harrojini ditët me diell, ja çfarë ndodh me motin të premten

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme falë edhe vlerave të ulta barike.

Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe inervalet me diell në pjesën e parë të ditës.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe me kalimin e orëve reshjet përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Në relievet e larta malore reshje të dobta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 7°C në zona e ulSHMUta 3 deri 16°C në zona bregdetare 6 deri 16°C.

Moti nga SHMU. /albeu.com/


Shtuar 6.01.2022 23:31

Tags: ,