Hamasi refuzon propozimin izraelit për armëpushim

Hamasi ka kundërshtuar propozimin e Izraelit, për një armëpushim njëjavor në këmbim të 40 pengjeve, duke thënë se negociatat do të fillojnë vetëm pasi të fillojë një armëpushim i vërtetë.

Ndërkohë, votimi për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën është shtyrë sërish për sot.

”Të paktën 36 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në bombardimet e djeshme izraelite në Rafah dhe Khan Yunis”, sipas burimeve palestineze.

Tre ushtarë të tjerë izraelitë ianë eliminuar.

IDF thotë se është në një “fazë të rëndësishme të luftës, në zona të reja” të Rripit.


Shtuar 21.12.2023 09:38