Sot Real Madrid duhet të bëhet kampioni i Spanjës, mjafton një barazim në ndeshjen në shtëpi me Espanyolin. Me shumë mundësi, Reali do tëshpallet kampion tre ndeshje para vijës së finishit. I bukur, por ky nuk është kampionati më spektakolar i Real Madrid.
Në sezonin 2011/2012, “Blancos” papritmas thyen hegjemoninë e Barcelonës së pathyeshme të Pep. Dhe ata e bënë në atë mënyrë që nuk mbeti asnjë pyetje e vetme, ata ishin të parët në Evropë që grumbulluan 100 pikë për kampionatin.
Por si mori hak Jose Mourinho ndaj Barcelonës?
Në vitin 2008, Barcelona po kërkonte një zëvendësues për Franck Rijkaard dhe ata u interesuan për Mourinhon i cili kishte dëshmuar cilësitë e tij me Porton dhe Chelsea.
Portugezi ishte i gatshëm, por gjërat ndryshuan në fund. Drejtuesit e Barcelonës ndryshuan mendje pasi karakteri i Mourinhos ishte agresiv, sidomos përpara kamerave dhe gjyqtarëve, dhe kështu ata donin një trajner i cili ishte i qetë, sepse trajneri sipas atyre është fytyra e gjithe klubit.
Transferimi nuk u realizua, kështu Mourinho kaloi tek Interi ku fitoi tripletën e famshme dhe historike me ekipin zikaltër në sezonin 2009/2010. Madje mori edhe hak ndaj Barcelonës, duke i eliminuar ata në gjysmëfinalen e Champions League.
Me ardhjen e Guardiolës, Barcelona u bë një ekip i pandalshëm, nuk njihte kundërshtar në Evropë. Real Madrid ishte gjithmonë pas Barcelonës, edhe pse Florentino Perez kishte shpenzuar të paktën 230 milionë euro duke sjellë në Madrid lojtarë si C. Ronaldo, Benzema, Kaka dhe Mesut Ozil. Perez nuk kishte një lider, një person që me këto lojtarë në ekip të fitonte trofe.
Bosi i “Los Blancos” pa Interin, dhe kështu bëri ofertën për Mourinho i cili zbarkoi në Spanjë.
Sezoni i parë i Jose në Santiago Bernabéu ishte një sezon kalimtar, duke kërkuar për kombinimin e përsosur të lojtarëve dhe taktikave, dhe lojtarët të mësoheshin me kërkesat e tij. Procesi ishte i vështirë. Portugezi e humbi El Clasicon e parë në mënyrë poshtëruese 0:5.
Në sezonin 2010/11, Madridi u takua me Barçën 5 herë, katër herë në 17 ditë. Përballja e madhe përfundoi në favor të Guardiolës: ai ishte përpara Mourinhos në kampionat, arriti në finalen e Champions League dhe dha vetëm Kupën e Spanjës. Humbja në La Liga dukej veçanërisht fyese për të sapoardhurin.Jose mblodhi 92 pikë, por mbeti i dyti. Në katër nga pesë sezonet e mëparshme, kjo do të ishte më se e mjaftueshme për titullin.
Sezoni tjetër ishte ndryshe, ku Mou u detyrua të linte në stol Kaka dhe të aktivizonte Di Marian. Eksperimentoi, largon Higuain dhe vendos në krye Benzema.Cristiano Ronaldo ishte në krahun tjetër të sulmit, dhe eksperimenti funksionoi.
Golat po vinin, Mesut Ozil pas sulmit të frikshëm CR7-Benzema-Di Maria. Mou prishi epokën e Barcelonës, u bë kundërshtari numër një për një Barcelonë që nuk kishte kundërshtar në planet.
Por Mourinho bëri diçka për dikë që sot është duke pushtuar rrjetet sociale. Mourinho ktheu Benzema-në në një “përbindësh” të vërtetë, një makineri golash. Me ardhjen e Zidane më pas, sulmuesi francez sa vjen dhe bëhet më i fortë, më golashënues.
Por ajo që i vendosi kapakun ishte largimi i Ronaldos, dhe aty u vu re se Benzema kishte qënë gjithmonë nën hijen e sulmuesit portugez, ku që pas largimit të tij, Benzema sot është një makineri golash dhe nuk ka të ndalur./ h.ll/albeu.com