Grekët bllokojnë punën në Kakavijë, radhë e gjatë në të dyja krahët e kufirit

Ndërkohë që lëvizjet në kufi janë të lartë për shkak të sezonit turistik, pala greke sot ka penalizuar punën.

Burimet bëjnë me dije se pala greke ka ndërprerë punën në Kakavijë duke sjellë radhë mjetesh në të dyja krahët e kufirit.

Sot puna u nis me 2 sportele, por më pas e kanë ndërprerë. Ende nuk dihen shkaqet se përse është ndërprerë procesi i punës. Qytetarët po presin në radhë në mes të vapës që të kalojnë kufirin. /albeu.com/

 


Shtuar 7.08.2021 10:51