Maqedonia mban mend shumë katastrofa e fatkeqësi nga viti 1951.
Rasti i aksidentit të autobusit në RMV në të cilin humbën jetën 46 persona është i treti sipas numrit të viktimave në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut.
Me listën e zezë udhëheq tërmeti i Shkupit me rreth 1.100 viktima dhe 3.000 të lënduar.
Fatkeqësitë në RMV:
Më poshtë ua sjellin fatkeqësitë më të mëdha ndër vite, sipas numrit të viktimave në RMV, në këtë listë nuk janë të vendosura viktimat nga konfliktet e armatosura dhe aksionet policore dhe ushtarake. Këtu nuk janë përfshirë vërshimet katastrofale të vitit 1962 dhe 1979, në të cilat nuk ka pasur viktima.
22.10.1951 – Avion i “JAT” që ka fluturuar nga Beogradi është rrëzuar në Aeroportin e Shkupit, kanë humbur jetën 12 persona.
26.07.1963 – Tërmet i madh në Shkup. Humbën jetën rreth 1.100 persona. Së paku 3.000 persona u lënduan, ndërkaq rreth 200.000 të tjerë ngelën pa kulm mbi kokë.
24.07.1992 – Një avion mallrash “Antonov” u rrëzua 26 kilometra në juglindje të Shkupit, gjatë kohës kur i afrohej aeroportit. Avioni ka goditur një kodër në afërsi të fshatit Lisec. Në këtë fatkeqësi humbën jetën 8 persona.
05.03.1993 – Gjatë fluturimit në Aeroportin e Shkupit, është rrëzuar një avion me 97 udhëtar i tipit “Foker 100”, i kompanisë “Paler Makedonija”. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën 86 persona. Ministri i atëhershëm për Transport dhe Lidhje, Antoni Peshev, për arsye morale dha dorëheqje, që është precedent në historinë e Maqedonisë. Nga atëherë, deri më tani, asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqje për arsye morale, transmeton Portalb.
22.11.1993 – Një avion me udhëtarë i tipit “Jak – 42D” i kopmanisë “Avioimpeks” është rrëzuar për shkak të gabimit të pilotit dhe në këtë fatkeqësi humbën jetën 115 persona – vetëm një i ka mbijetuar fatkeqësisë. Avioni ka fluturuar nga Gjeneva për në Shkup. Megjithatë, për shkak të kushteve të këqija të motit, ai është ridrejtuar për në Aeroportin e Ohrit për ulje të patjetërsueshme. Por, ai u rrëzua në afërsi të Malit Trojan.
18.09.1995 – Avion “Antonov”, i cili ishte i angazhuar të shuajë zjarre u rrëzua në afërsi të Shkupit. Humbën jetën 2 anëtarë të ekuipazhit.
26.02.2004 – Në afërsi të Mostarit në Bosnjë, humbi jetën presidenti i Maqedonisë, Boris Trakovskit bashkë me gjashtë bashkëpunëtor dhe dy pilotë të avionit të shtetit “Kinger”.
12.01.2008 – Një helikopter i Armatës së Maqedonisë është rrëzuar në lokalitetin Bllacë të Katllanovës. Si pasojë e kësaj fatkeqësie humbën jetën 11 persona të ARM-së, të cilët janë kthyer nga misioni “Altea” në Bosnje dhe Hercegovinë.
28.08.2008 – Një avion i tipit “Cesna” është rrëzuar në lokalitetin “Skrebat” në fshatin Leskovec, në afërsi të Ohrit. Në këtë fatkeqësi humbi jetën piloti dhe tre udhëtarë të avionit. Avioni e ka goditur një automjet të tipit “Fiço”, në të cilin gjatë atij momentit është gjendur një vajzë e vogël.
05.09.2009 – Në ora 10:30, u fundos anija “Ilinden” në Ohër. Jetën e humbën 15 persona, turistë nga Bullgaria, përcjell Portalb.
04.08. 2015 – Si pasojë e vërshimeve, në Shipkovicë të Tetovës e humbën jetën 5 persona.
08.09.2021 – U dogj spitali modular në Tetovë, humbën jetën 14 persona.
23.11.2021 – Aksident i autobusit të RMV-së në Bullgari, ndërruan jetë 46 persona. /portalb/