Një grabitje me maska raportohet të ketë ndodhur në fshatin Dom të Klosit.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnatës.
Familjarët kanë deklaruar në polici se kanë qenë 5 persona të maskuar me armë që pasi kanë hyrë në banesë kanë lidhur familjarët dhe kanë grabitur rreth 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.
Gjithashtu bëhet me dije se ndaj familjarëve në banesë është ushtruar edhe dhunë.
Ndërkohë policia po heton ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Klos/informacion paraprak
Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë sëbashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes./albeu.com/