Grabitet me armë Posta Shqiptare në Gjirokastër, autori “fshin” lekët e pensionistëve

Filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër është grabitur me armë  zjarri. Polica ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e e autorit vetëm 10 minuta pas ngjarjes.

Shtetasi Armado. K, ka hyrë me armë zjarri në sportelin ku shpërndaheshin pensionet dhe ka marrë një shumë parash.

Mësohet se autori është emigrant në shtetin fqinj të Greqisë, ndërsa lekët e pensionistëve nuk i ka shijuar më shumë se 10 minuta. /albeu.com

 


Shtuar 11.02.2022 14:22