Goditi mjekun në ambientet e spitalit, vihet në pranga 32-vjeçari në Fier

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili ka goditur një mjek për shkak të detyrës. Gjithashtu, është kapur dhe autori i një plagosjeje me thikë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Grabian, ku shtetasi S. J., pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. Q., 28 vjeç, banues në Grabian, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i ngjarjes.

Në datë 21.05.2021, rreth orës 22:35 njoftohemi se në fshatin Grabian, Divjakë, është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e  Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe prangosjen e autorit.

Në fshatin Grabian, shtetasi S. J., pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. Q., 28 vjeç, banues në Grabian, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Grabian, Divjakë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

—————————————————

Fier

Goditi mjekun për shkak të detyrës, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”./albeu.com


Shtuar 22.05.2021 12:31