Goditet infrastruktura ushtarake në veri të Ukrainës, raketat ruse u lëshuan nga Bjellorusia

Disa shpërthime janë raportuar në veri të Ukrainës gjatë ditës së sotme.

Lajmin e bën të ditur the Guardian, e cila shkruan se një raketë ruse ka goditur infrastrukturën ushtarake në rajonin Rinve.

Sipas të dhënave paraprake nuk raportohet për viktima, dhe dyshohet se raketat erdhën nga Bjellorusia.

Më herët presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është shprehur se sulmi në termocentralin bërthamor do të shkaktonte një katastrofë jo vetëm për vendin, por për gjithë Europën./albeu.com/