“Emigrantët mbërrijnë me varka të vogla”, The Guardian: Mos i bëni shqiptarët “kokë turku”

Teksa fluksi i emigrantëve shqiptarë për në Mbretërinë e Bashkuar vijon të jetë i lartë, mediat britanike ngrenë shqetësimin për lundrimin e tyre me varka të vogla drejt vendit ishullor.

Së fundmi The Guardian në një tjetër artikull për emigrantët shqiptarë shkruan se azilkërkuesit mbërrijnë e varka të vogla dhe janë bërë tema kryesore e garës së lidershipit konservator në Britani.

“Mos i bëni shqiptarët kokë turku”, e nis The Guardian artikullin e radhës.

Duket se kushtet e vështira të jetesës , lufta në Ukrainë bëjnë që qytetarët ta gjejnë të ardhmen diku tjetër.

Inteligjenca ushtarake ka theksuar se Britania është kthyer në shënjestrën e grupeve shqiptare të krimit të organizuar. Ka shembuj të kriminelëve shqiptarë që janë kthyer pasi janë dëbuar . Por ka edhe nga ata grupe kontrabandiste që paguhen për të transportuar njerëz përtej kufijve.

Agjencia Kombëtare e Krimit duhet të jetë e pajisur më mirë për të penguar bandat e trafikimit.

Por ekzistenca e një aktiviteti të tillë në asnjë mënyrë nuk e justifikon qasjen e përgjithshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj detyrimeve të përcaktuara në konventën e OKB-së për refugjatët .

Emigrimi i parregullt është një sfidë globale. Një mentalitet i Anglisë së Vogël, i adoptuar për qëllime të ngushta politike, gjithmonë do të dështojë.