Goditen 400 objektiva gjatë natës në Gaza, vriten 6 punonjës të OKB-së

Gjashtë punonjës të tjerë të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA).

Numri total i punëtorëve të UNRWA të vrarë në Gaza ka shkuar në 35.

“Ne vajtojmë humbjen e tyre dhe qëndrojmë me kolegët që bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar ata në nevojë”, shkroi në X të hënën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se janë goditur më shumë se 400 objektiva në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.

Në një përditësim të postuar në X, IDF thotë se objektivat e saj përfshinin njerëz të armatosur të Hamasit që ngriheshin për të gjuajtur raketa drejt Izraelit dhe një bosht tuneli që lejon Hamasin të depërtojë në Izrael përmes detit.

Ai gjithashtu thotë se qendrat e komandës të përdorura nga operativët dhe armatimet e vendosura në xhami u goditën.

IDF shton se do të “vazhdojë të veprojë për të garantuar sigurinë e civilëve të pafajshëm”./Albeu.com


Shtuar 24.10.2023 09:28