Gjykata e Posaçme la në burg efektivin Elefterios Sullaj, Mikel Zhegun dhe Ersi Tafën të arrestuar nga SPAK dy ditë më parë për drogë e korrupsion.
Gjatë komunikimeve telefonike ka rezultuar se efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal në shitjen e kokainës në Tiranë ku kanë folur për vlerat monetare që shitej droga.
Mikel Zhegu sa herë është ndaluar nga Policia ka marrë në telefon Elefteriosin, ky i fundit u thotë jepu ndonjë kafe se atë duan ata dhe të lënë.
Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkon Zhegut lëndë narkotike. Ersi Tafa është arrestuar vetëm sepse ka qenë në makinë me personat e tjerë./albeu.com