Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, Diella. Bëhet me dije se trupa gjykuese është tërhequr për vendim, ndërsa data pritet të njoftohet në vijim.
Çështja u dërgua në gjykatë pasi një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike, pretendojnë se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar një ministre që nuk plotëson kriteret ligjore.
Të lidhura
None found
Përmes kësaj padie, deputetët e opozitës kërkojnë shfuqizimin si antikushtetues të dy akteve të Presidentit të marra në shtator të vitit 2025: pikërisht nenit 2 të dekretit nr. 331 për emërimin e Kryeministrit dhe fjalisë së dytë të pikës 1, neni 1 të dekretit nr. 333 për emërimin e Këshillit të Ministrave.
