Gjeti grabitësin me thikë në dorë brenda dyqanit të tij, ndërron jetë nga ankthi 40-vjeçari në Shkup

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për një grabitje të pazakontë, ku një grabitës ka tentuar të vjedhë një farmaci.

Ai ka shkuar me thikë në dorë duke ja drejtuar punonjëses së farmacisë.

Ndërkohë që pas disa minutave në farmaci shkoi pronari, 40-vjeçari me iniciale A.S, i cili nga stresi humbi jetën. Pasi i ra të fikët, ai është transportuar për në spitalin Nënë Tereza në Shkup, ku dhe është konstatuar vdekja.

Ndërkohë që organet kopetente në Shkup janë duke punuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 13:45