Gjesti i ulët që Mane bëri ndaj Klopp bëhet viral (VIDEO)

Fitorja 4-2 ndaj rivalëve të përjetshëm të Manchester United duhej të kishte kthyer humorin në ambientin te Livepruli, por për çudi, situata te të kuqtë është shfaqur e tensionuar pasi tashmë duket se ka një përplasje mes një prej prej tre emrave më të rëndësishëm të kësaj skuadre në vitet e fundit, Sadio Mane, me trajnerin Jurgen Kloop.
Në përfundim të ndeshjes, Klop hyri në fushë duke takuar çdo lojtar të skuadrës ë tij, ashtu si edhe kundërshtarët. Por kamerat filmuan Mane teksa refuzonte të takonte trajnerin, i cili mbeti i çuditur në ato çaste.

Gjesti i tij është bërë viral në internet, ku shumë tifozë të Liverpoolit kanë kërkuar që Mane të mos luajë më për pjesën e mbetur të sezonit.

“Në qoftë se Mane e injoroi Klopp qëllimisht, ai duhet të mbetet në bankën rezervë për pjesën e mbetur të sezonit”.

“Nuk ka asnjë problem. Unë mora një vendim të vonë në stërvitjen para ndeshjes për të aktivizuar Diogon. Djemtë janë mësuar që u shpjegoj gjërat, por këtë herë nuk kisha kohë. Gjithçka është në rregull. Sadio ishte pak i inatosur, por vetëm kaq”, tha Klopp para gazetarëve duke u përpjekur që të minimizonte incidentin.


Shtuar 14.05.2021 19:56

Tags: , ,