Një gjest i rrallë ka ardhur nga turistët turq në brigjet e ishullit të Sazanit, të cilët kanë zbritur nga jahti i tyre luksoz për të shuar zjarret në Sazan.
Ata kanë shkuar me bidona uji në duar nga pamjet që janë filmuar nga “Syri.Tv”, dy turistët kanë zbritur bashkë me gazetarët dhe me bidona në duar kanë shuar flakën në një pemë që sapo kishte marrë flakë, duke marrë përsipër edhe rrezikun që i kanoset.
Kujtojmë se ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët prej 3 ditësh dhe helikopterët për shuarjen e flakëve nuk janë në dispozicion.
Gjithashtu nga zjarri në Sazan rrezikohen edhe disa municione të pashpërthyera që ndodhen në ishull./albeu.com/