Gjermania shkurton fondet federale për nevojat e refugjatëve

Qeveria e Gjermanisë planifikon të përgjysmojë ndihmën federale për shtetet për të mbuluar kostot e tyre për refugjatët, si pjesë e një buxheti të shtrënguar të vitit 2024, pasi vendi përballet me inflacion të lartë.

Më shumë se 1 milion njerëz kërkuan strehim në Gjermani pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Mbështetja e tyre vë një barrë për komunat dhe 16 shtete po kërkojnë më shumë fonde federale për të përmbushur nevojat e refugjatëve vitin e ardhshëm.

Dy burime qeveritare, të cilët kërkuan të mos përmenden emrat, thanë se Berlini do të sigurojë një maksimum prej 1.7 miliardë eurosh për të plotësuar nevojat e refugjatëve në vitin 2024, nga 3.75 miliardë euro që dha këtë vit.

Qeveria federale nuk ka premtuar të rrisë shumën në nivelet e 2023 në vitet e ardhshme.

Një zëdhënës i ministrisë së Financave tha se nuk kishte asnjë rezultat në një takim të sotëm midis qeverisë federale dhe zyrtarëve shtetërorë për këtë çështje./Albeu.com


Shtuar 25.09.2023 21:45