Gjatë 24 orëve të fundit, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe ndalimin e personave që mbajnë ose tregtojnë armë zjarri dhe që për rrjedhojë rrezikojnë qytetarët dhe rendin publik, janë mbyllur 2 operacione në këtë drejtim. Konkretisht:
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, përfunduan operacionin e koduar “Shenja”. Gjatë këtij operacioni, në Rrugën e Dibrës, u ndaluan teksa qarkullonin me automjet shtetasit Sh. S., 31 vjeç, dhe Sh. Sh., 43 vjeç. Kontrollet zbuluan se 31-vjeçarit i ishte gjetur 1 armë zjarri, pistoletë me municion, ndërsa verifikimet treguan se 43-vjeçari ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Kodra”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi F. H., 69 vjeç. Në banesën e tij, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën 1 armë zjarri, pistoletë me municion, si edhe 1 armë gjahu me 112 fishekë, të cilat dyshohet se mbaheshin me synim shitjen.
Dosja procedurale i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
