Egnatia vazhdon të mbetet në garë për kualifikimin në raundin pasardhës të Champions League dhe një meritë e madhe për këtë i takon paraqitjes së shkëlqyer të Mario Dajsinanit.
Portieri i kampionëve të Shqipërisë, përveç rastit të golit të parë që erdhi pas një pakujdesie në repartin e mbrojtjes, zhvilloi një ndeshje pothuajse perfekte dhe ndali plot 8 herë Petrocubin nga realizimi i golit të dytë.
Të lidhura
None found
Me një seri ndërhyrjesh vendimtare, Dajsinani u kthye në njeriun kyç të sfidës, teksa skuadra moldave e mbylli këtë barazim me zhgënjim, ndërsa ekipi i Nevil Dedes ruan një mundësi shumë të mirë për të synuar kualifikimin në takimin e kthimit që do të luhet në Rrogozhinë më 15 korrik.
Pritjet e Mario Dajsinanit në ndeshjen Petrocub – Egnatia
