Gjendet pa shenja jete në rrugë një 67-vjeçar në Tiranë

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë tek Komuna e Parisit ku shtetasi E. I., 67 vjeç  është gjetur në rrugë pa shenja jete.

Dyshohet se i moshuari vuante nga tensioni.

Njoftim policie

Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.

Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 23.06.2022 20:48