Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Elbasan

Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj në Elbasan, një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Sipas uniformave blu, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 6.04.2024 10:30