Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Shkodër, policia në vendin e ngjarjes

Një shtetas i huaj është gjetur i pajetë në Shkodër.

Trupi i tij është gjetur afër një pallati tre katësh në ndërtim në dalje të qytetit.

“Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian”, informon policia.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Paraprakisht bëhet me dije se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale./Albeu.com/


Shtuar 17.07.2023 22:56