Gjendet i pajetë një i moshuar në banesën e tij në Tiranë

Një i moshuar është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në rrugën “Ibrahim Hasmema”, në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 17:00, në rrugën “Ibrahim Hasmema” ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi M. B., 71 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 26.08.2024, rreth orës 17:00, në rrugën “Ibrahim Hasmema” ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi M. B., 71 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 26.08.2024 18:35