Gjendet i mituri në Tiranë, policia thirrje familjarëve

Një fëmijë i mitur është gjetur mesditën e djeshme te “Terminali i Jugut” i cili nuk mban mend banesën e tij.

Policia bën me dije se fëmija quhet Vin Uku, i cili fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia njofton familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Njoftimi

Tiranë

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.


Shtuar 9.05.2021 08:39