Pique: Ndaj Atleticos prisnim fitore, megjithatë do të luftojmë deri në fund

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

 

Barcelona nuk arriti të triumfojë në “Camp Nour” ndaj Atletico Madridit, duke ia lënë një mundësi të mirë Real Madridit për të kryesuar në La Liga.

Pavarësisht kësaj, Gerard Pique mendon se ende ka shpresa për “Blaugranët”.

Pique deklaroi se ata ende janë gjallë në luftën për titull dhe kanë ende shanse për ta fituar atë, pavarësisht barazimit pa gola.

“Ne prisnim të fitonim, por jemi akoma gjallë. Kishim më shumë shanse dhe zhvilluam paraqitje të mirë, ”tha ai.

“Ne jemi gjallë dhe bazuar në mënyrën se si po shkon La Liga, unë mendoj se kemi akoma mundësi për ta fituar atë”, shtoi ai.

“Çdo gjë mund të ndodhë në ndeshjet e ardhshme, sepse ashtu është duke ndodhur tani në La Liga”, tha mbrojtësi.

“Po, është vërtetë që nëse Real Madridi i fiton të katër ndeshjet, do të jetë kampion, por do të jetë e vështirë edhe për ta”, tha Pique.

“Unë mendoj se duke fituar tre ndeshjet tona të mbetura kemi mundësi. Ideja jonë është të fitojmë çdo ndeshje dhe të luftojmë deri në fund”, përfundoi Gerard Pique.


Shtuar 9.05.2021 08:33