Shqipëria me numrin më të lartë të divorceve në rajon, arsyet pse çiftet i japin fund!

Ndonëse në rritje në raport me vitet e mëparshme, divorcet ende mbeten të ulëta në raport me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore. Sipas INSTAT dhe Eurostat, vendi ynë renditet ndër 10 vendet që kanë nivelin më të ulët të divorceve, në raport me martesat.

Por, në rajon, Serbia dhe Shqipëria mbajnë rekord për ndarjet e familjeve, me përkatësisht 30 dhe 26 martesa për 100 divorce. Familjet më të qëndrueshme në Europë janë në Kosovë, me vetëm 4.6 divorce për 100 martesa në 2019-n, sipas Eurostat. Pas Kosovës renditet Maqedonia e veriut (14.4) dhe Mali i Zi (24).

Në vendet e zhvilluara të Europës, minimalisht një e treta e martesave përfundojnë në divorc. Rekordin e mban Luksemburgu me 89 martesa për 100 divorce, e ndjekur nga Portugalia (61.4). Finlanda, ndonëse është shteti më i lumtur në botë, sipas renditjes së Kombeve të bashkuara në Indeksin e Lumturisë, është e treta në Europë për numrin e lartë të ndarjeve të familjeve (60).

Në Itali, gati gjysma e martesave përfundojnë në divorc (46.4), ndërsa në Greqi 38. Lukesmburgu kryeson edhe në botë për numrin e lartë të divorceve. Krahas shteteve europiane i lartë është ky tregues edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa shtetet ku divorcet janë më të ulëtat në botë janë India, Kili Kolumbia, Meksika, Egjipti, Brazili etj.

Divorcet në botë

Shkalla globale e divorcit është rritur me 251.8% që nga viti 1960. Çdo vit, organizatat botërore siç është OKB-ja regjistrojnë norma globale të divorcit. Sipas të dhënave të regjistruara, statistikat e martesës dhe divorcit po ndryshojnë në mënyrë dramatike, për shkak të një numri faktorësh. Arsyet më të zakonshme përfshijnë: Papajtueshmëria; Pabesia; Varësia nga droga / alkooli; Abuzimi fizik / mendor.

Ndikimi financiar i Covid-19

Pavarësisht nga shpresat se nisja e procesit të vaksinimit deri në fund të vitit 2021 do të lejojë shumë prej nesh të nisin të jetojnë jetën para-pandemike, shumë ekspertë të fushës ligjore besojnë se nuk ka asnjë garanci që do t’i japë fund prirjes së zgjidhjeve të martesave, në raste ku ka pasur konflikte.

Ekspertët ligjorë besojnë se ndikimi financiar i Covid-19 mund të çojë në një recesion afatgjatë, që do të thotë se marrëdhëniet mund të tensionohen nga problemet e vazhdueshme të parave, një pjesë nga humbja e vendeve të punës gjatë pandemisë dhe tjetra, nga shpenzimet e larta të kurave për trajtimin e virusit.

8 arsyet më të zakonshme që sjellin divorc

Emigracioni

Pabesia, konfliktet e vazhdueshme

Shkaqe ekonomike

Alkooli, drogat, kumari

Ndryshimi i prioriteteve dhe interesave

Dhuna në familje

Ndarje fiktive për arsye procedurale

Rritja e bashkëjetesës

Studimi

Punët me normën më të lartë të divorcit

Transportuesit

Teknikë ajrorë

Asistentë mjekësore apo administrativë

Elektricistë, mekanikë, riparues

Ushtarakë, policë, detektivë

Punët me normën më të ulët të divorcit

Shkencëtarë
Terapistë
Zhvilluesit e fushës teknologjike
Avokatë, magjistratë, gjyqtarë
Farmacistë, analistë financiarë /Monitor

Shtuar 9.05.2021 08:05