Gazetari dhe tifozi i madh i Milanit: Vuaj sepse Donnarumma mund të shkojë te Juventus

Gazetari italian dhe tifozi i njohur i Milan-it, Carlo Pellegatti pretendon se ai po vuan aktualisht, sepse Gianluigi Donnarumma nuk po merr meritat që i takojnë.

Portieri është në muajt e fundit të kontratës së tij aktuale tek Milan dhe besohet se po tërheq interes nga klube duke përfshirë Juventus-in.

Zonja e Vjetër mund të jetë në linjë për të zgjedhur një nga portierët më të mirë në botë në një transferim falas, ai që ka potencialin të qëndrojë në krye të lojës për disa vite duke pasur parasysh moshën e tij të re.

Pellegatti tani ka frikë se koha e Gigio-s në Milano do të prishet duke u larguar për t’u bashkuar me rivalët këtë verë.

“Unë vuaj për Gigio Donnarumma-n, Milani ka portierin më të fortë në botë, unë vuaj sepse ai nuk është i dashur nga të gjithë tifozët e Milan-it,” pranoi Pellegatti në kanalin e tij në YouTube.

“Sepse ne e kemi zvogëluar veten. Unë me të vërtetë nuk dua të mendoj se ai do të shkojë te Juventus. Duket se Gigio nuk mund të shkojë më te PSG.Nuk mund ta lejoj Donnarumma-n të shkatërrojë këto pesë vjet duke shkuar te Juve.”

Ndërsa Italiani mund të jetë në rrugën e duhur për të ‘prishur’ trashëgiminë e tij me Milan-in, ai do të fillonte dhe ndërtonte një trashëgimi të re me Juventus-in.

Donnarumma duhet ta dijë se ai ka potencialin të marrë përsipër trashëgiminë nga Gigi Buffon, një portier i renditur ndër më të mirët që ka parë futbolli në histori dhe cili portier nuk do të dëshironte shansin për të rijetuar jetën e Gigi-t?


Shtuar 29.04.2021 17:23