Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjendej në Durrës ku po inspektonte shtëpitë e reja të ndërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Gjatë një vizite në shtëpi, Rama ka bërë të “pabërën” deri tani, duke u ngritur dhe shërbyer raki në një familje në Durrës.
Kryeministri Rama ka kritikuar të zotin e shtëpisë dhe u çua në këmbë duke i shërbyer vetes dhe zonjës së shtëpisë.
“Jo, jo! Rri mos luaj. Normalisht duhet t’i sillte ai. Ai nuk u çua, u çova vetë. Duhet të çoheshe ti. Tani e bëj vetë unë, s’kam nevojë për ju.
Tani do mbush një gotë për zonjën dhe një për vete. Tani ti vazhdo vetë bashkë me Ben Ahmetajn,”-tha Rama në fjalën e tij. /albeu.com/