Gazetares “i merret goja” dhe thotë se Papa Francesku ka vdekur (VIDEO)

Një spikere teksa po raportonte lajmet mbi fjalimin e tij gjatë Krishtlindjes, u shpreh gabimisht se Papa Francesku kishte vdekur.

Pasi tha “u njoftua vdekja e tij”, ajo kuptoi gabimin dhe kërkoi falje.

“Ndërkohë, fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë. Vdekja e tij u njoftua…Më falni.”, thotë prezantuesja./albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 16:49