Studentët, të cilët kanë nisur protestën në orën 14:00, vijojnë qëndresën me brohoritjet “Dorëheqje, dorëheqje”. Ndërkohë, në rrugën e Durrësit po mbërrijnë forca të tjera të shumta policore dhe është hedhur gaz lotsjellës.
Manifestimi i sotëm është përfshirë nga tensionet dhe kaosi, duke përfunduar në përleshje dhe akte dhune.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e turmës e ka përkeqësuar më tej gjendjen. Një numër i madh studentësh janë parë me gjak, ndërsa të tjerë janë shoqëruar nga efektivët pasi janë tërhequr zvarrë.





