Gati për 11 dhjetor! Dega e PD në Elbasan: 67 % e delegatëve pro Berishës, ja emrat!

Më 11 dhjetor Sali Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar me mbi 4200 firma të mbledhura nga demokratët.

Përmes një prononcimi për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, sekretari i Partisë Demokratike Dega Elbasan, Bledi Himçi, ka bërë me dije se 67% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Në mbështetje të kësaj shifre, përfaqësuesi i PD Elbasan, zgjodhi të lexonte live përpara kamerave 272 emrat të cilët kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit më 11 dhjetor, si dhe funksionin e tyre në strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

“67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e Partisë Demokratike, të thërritur pikërisht nga 1 e katërta e delegatëve sipas statutit, më datën 11 dhjetor. Më poshtë do ju citoj 272 emrat.” /albeu.com/

 


Shtuar 27.11.2021 13:23