Garë e nxehtë për Kuvendin Komunal të Prizrenit, rezultat i ngushtë mes VV-së dhe PDK-së

Gara për Kuvendin Komunal të Prizrenit është jashtëzakonisht interesante. Kjo për faktin se partia e parë dhe e dytë kanë një dallim të vogël mes vete.

Nga numërimi i mbi 96% të votave, prin Lëvizja Vetëvendosje me 28.59% të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.83% të votave.

Kujtojmë se në balotazh për kryetar të Prizrenit kanë shkuar Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

 

 


Shtuar 18.10.2021 19:19