Real Madridi mendon ta dërgojë Mastantuonon në huazim, Real Sociedad, Villarreal dhe River Plate në garë për argjentinasin

Real Madridi po shqyrton mundësinë që në këtë merkato vere ta largojë përkohësisht në huazim sulmuesin anësor argjentinas Franco Mastantuono, me idenë që 18-vjeçari të marrë më shumë eksperiencë në nivelet më të larta.

Të lidhura

None found

Formula e menduar nga klubi madrilen është një kalim i përkohshëm, ndërsa menjëherë për interesimin e tij janë përfshirë Real Sociedad, Villarreal dhe River Plate, të cilët synojnë ta marrin në huazim për një sezon.

Mastantuono ende nuk ka mundur të tregojë në “Santiago Bernabeu” gjithçka që pritej prej tij.

Si pasojë, drejtuesit e Real Madridit, së bashku me trajnerin Jose Mourinho, i cili synon të ketë një anësor të djathtë të klasit botëror përkrah emrave si Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, kanë vendosur që lojtari të largohet përkohësisht në mënyrë që të ketë vazhdimësi dhe minuta të rregullta në fushë.

Ideja e klubit është që futbollisti të sistemohen në një skuadër ku mund të ketë peshë të madhe në lojë dhe të rritet pa ngarkesën e lartë që sjell ambienti i madrilenëve, për t’u rikthyer më i përgatitur në të ardhmen.

Nga klubet e La Ligës, Real Sociedad konsiderohet ndër alternativat më serioze për ta afruar lojtarin.

Trajneri i skuadrës kërkon një anësor të djathtë me cilësi teknike dhe fantazi, i aftë të rivalizojë me japonezin Takefusa Kubo.

Klubi bask beson se Mastantuono do të ishte një zgjidhje shumë e përshtatshme për të përballuar njëkohësisht angazhimet në La Liga dhe në Ligën e Evropës.

Në të njëjtën kohë, edhe Villarreal është futur fort në këtë garë, duke i ofruar lojtarit një ambient sfidues në “Estadio de la Ceramica”.

Nën drejtimin e Inigo Perez, skuadra synon të shtojë forcën në krahët e sulmit dhe e vlerëson argjentinasin si një profil ideal për mënyrën e lojës që preferon trajneri.

Nëse marrëveshja do të konkretizohej, ai do të luftonte për një vend titullari edhe me Nicolas Pepe, duke i shtuar më shumë alternativa repartit ofensiv të ekipit.

Një tjetër mundësi është rikthimi në Argjentinë te River Plate, klubi ku futbollisti ka kaluar etapat e para të formimit të tij.

Drejtuesit e ekipit nga Buenos Aires kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për huazimin e tij për pjesën e mbetur të sezonit 2026 dhe për nisjen e 2027, me qëllim që të përforcojnë skuadrën si në garat vendase, ashtu edhe në Kupën Sudamericana.

Trajneri Eduardo Coudet e konsideron lojtarin një pjesë të rëndësishme të projektit të tij ofensiv dhe mendon se një rikthim në Argjentinë do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin dhe besimin e tij.

Vendimi final pritet në ditët e ardhshme, ndërsa e ardhmja e Franco Mastantuono vazhdon të mbetet e paqartë mes Evropës dhe Amerikës së Jugut.


c runtime info argument count and types from function c99casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetbetcio