Gara për kreun e partisë, nis sot fushata e kandidatëve demokratë

Pas konfirmimit në garë të 4 demokratëve për kreun e Partisë Demokratike, nis sot zyrtarisht.

Në mbledhjen e mbajtur dje nga Kryesia, u bë me dije se në garë janë kreu aktual i partisë, Lulzim Basha, Fatbardh Kadalli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Sot pritet që Komisioni Zgjedhor i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat e kandidatëve. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre dhe kanë afat deri më 11 qershor.

ga gara është skualifikuar Ibsen Elezi, pasi nuk ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe komentet e tij për demokratët janë cilësuar nga Kryesia si të papërshtatshme. Bashkë me Elezin, nga lista janë fshirë edhe emra që firmosën në moment të fundit, të cilët janë: Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.