Një person është filmuar teksa del nga një vatër e sapondezur zjarri në ishullin e Sazanit. Në një njoftim të shpërndarë për mediat Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ai ishte autor i dyshuar i njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit. Po ashtu thuhej se video dyshohet të jetë bërë nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve të cilët kishin zbuluar piromanin e ishullit të Sazanit.
Ndërkohë personi që shfaqet në video është zjarrfikës.
Ndër të tjera Ministria bëri me dije se policia ka nisur punën për kapjen e autorit apo autorëve të kësaj zjarrvënieje që mori përmasa të mëdha.