Furnizonin Beratin me kanabis, në pranga 2 persona

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Të lidhura

None found

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon./albeu.com


Shtuar më 20.01.2022 09:49

Tags: ,
dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber