Fundoset superjahti në Itali, shpëtohen 9 personat që ishin në bord (VIDEO)

Janë shfaqur pamjet e momentit kur një superjaht u mbyt plotësisht në Detin Mesdhe.

Anija 40 metra u gjend në vështirësi rreth 15 km larg Marinës Catanzaro në Itali.

Të lidhura

None found

Roja bregdetare italiane shpëtoi të nëntë personat në bord, katër pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, i cili po shkonte nga Gallipoli në Milazzo kur u fundos.

Po hetohet arsyeja e mbytjes së jahtit.


Shtuar 22.08.2022 21:40