Fundjava sjell vapë intensive, ja zonat ku termometri pritet të arrijë kulmin

Meteorologia Lajda Porja, e ftuar këtë të shtunë në Euronews Weekend me Alba Xhanin, foli për ecurinë e motit, duke theksuar se Shqipëria dhe e gjithë Europa po përballen me një valë të fortë të nxehti që ka sjellë temperatura rekord.

Sipas saj, kupola e të nxehtit që përfshiu kontinentin europian tashmë është zhvendosur drejt Ballkanit, ndërsa në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të rajonit priten të paktën tre ditë shumë të nxehta: e shtuna, e diela dhe e hëna.

Të lidhura

None found

Ajo sqaroi se, ndonëse nuk priten vlera aq ekstreme sa ato të regjistruara në Spanjë apo në jug të Francës, ku temperaturat arritën deri në 43 gradë, sërish sot termometri parashikohet të ngjitet në 40 gradë. Kjo vlerë pritet të shënohet në tre ose katër qarqe, konkretisht në zonat e Shkodrës dhe Koplikut, si edhe në Berat, Urën Vajgurore, Cërrik, Belsh, Elbasan, ndërsa nuk përjashtohet as Gjirokastra.

Në qytetet kryesore dhe pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore temperaturat do të luhaten nga 38 në 39 gradë. Në vijën bregdetare priten 36 deri në 37 gradë, ndërsa edhe zonat malore do të përjetojnë temperatura të larta, sidomos në verilindje. Në qarkun e Dibrës termometri pritet të shkojë në 32-33 gradë, në Kukës në 34 gradë, ndërsa pak më e freskët do të jetë juglindja, përkatësisht qarku i Korçës.

Fundjava dhe dita e hënë do të karakterizohen nga mot i thatë, pa reshje në të gjithë territorin. Porja theksoi se i nxehti do të ndihet edhe më i rëndë, sidomos të dielën dhe të hënën, për shkak të shtimit gradual të lagështirës, që e bën motin më mbytës.

Një tërheqje e lehtë e kësaj vale të nxehti pritet të ndodhë të martën. Vetëm atë ditë parashikohet një rënie e temperaturave me të paktën 2 deri në 3 gradë, ndërsa në disa zona deri në 4 gradë, duke bërë që termometri të zbresë nga 40 në rreth 37-38 gradë. Sipas saj, situata do të vijë duke u përmirësuar në mesin e javës së ardhshme, ku të martën, të mërkurën dhe të enjten, si edhe për tre-katër ditë, moti do të jetë disi më i freskët krahasuar me ditët aktuale.

Megjithatë, ajo theksoi se kjo nuk do të thotë se vendi do të përjetojë temperatura vërtet të freskëta, pasi zyrtarisht nis korriku, një muaj tradicionalisht i nxehtë. Sipas parashikimit, masat ajrore afrikane pritet të aktivizohen shpesh, duke sjellë shumë ditë me temperatura 38-39 gradë, ndërsa nga mesi i korrikut mund të ketë ditë kur termometri të ngjitet edhe më lart.

Porja rikujtoi se ishte paralajmëruar më herët një verë mjaft e nxehtë, e cila ka nisur që në fund të majit me temperatura të larta dhe me thyerje rekordesh historike. Ajo përmendi se në Britaninë e Madhe është thyer rekordi historik i majit, po ashtu edhe në Portugali dhe Spanjë janë regjistruar temperatura të paprecedenta për muajin qershor. Ndërkohë, në Francë dhe në Spanjë është raportuar edhe një numër i konsiderueshëm fatalitetesh të lidhura pikërisht me nxehtësinë.

Në përfundim, ajo nënvizoi se deri tani në territorin shqiptar nuk janë parë zakonisht temperatura 40 apo 41 gradë që në qershor, pasi këto vlera zakonisht regjistrohen në korrik ose në fillim të gushtit.


Shtuar 27.06.2026 11:57

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas